Katy Perry

Katy Perry dëshiron që të zëvendësohet me një grua pasi la punën në American Idol

Këngëtarja me famë botërore, Katy Perry, e cila për një kohë të gjatë ishte anëtare e jurisë në spektaklin “American Idol”, ka thënë se ne atë panel do të dëshironte të zëvendësohej nga një grua.

Ajo më parë pati sugjeruar se reperi Jelly Roll do të ishte personi i duhur për zëvendësimin e saj, por pasi ka menduar më gjatë, këngëtarja tani beson se do të ishte i nevojshëm një zë gruaje brenda panelit.

Reperi amerikan Jelly Roll

“Nëse anëtari i ri do të jetë burrë, do të ishin shumë burra aty, të jem e sinqertë. Por ne e duam Jelly Rollin dhe do të doja që ai të jetë në këtë spektakël kurdo që të jetë e përshtatshme”, ka thënë Perry për E News.

Ajo gjithashtu ka thënë se personi që e zëvendëson duhet të jetë dikush i sinqertë dhe i guximshëm, i cili nuk ka frikë nga komentet negative ani pse ajo ka thënë se beson që si grua është përballur me më shumë paragjykime se sa kolegët e saj burra.

“Këto gjëra ndodhin kur je grua e kur ke mendim kritik dhe kur je e guximshme”, ka thënë Perry.

Gjatë prillit, ajo pati vlerësuar Jellyn si zëvendësuesin e saj ideal.

“Pajtohesha me gjithçka që ai thoshte. Ai mund të shkojë e të garojë për president, ai mund të ishte udhërrëfyesi im, ai do të mund të më shiste gjithçka.”, pati thënë Perry.