Katie Price pozoi në bikini si në vitet ’90, ndërkohë që i dashuri Kris Boyson fshihej në ndenjëset e pasme të xhipit. Katie Price bëri një seri fotografish mjaft seksi mbi makinë, ndërkohë që Boyson, miku i saj i shtratit, e ndiqte pa i bërë përshtypje.

40-vjeçarja aktualisht është duke punuar për një gamë të re veshjesh në Ibiza sipas një stili të shkuar tashmë. Për fotot e saj të fundit, nëna e pesë fëmijëve u ul mbi xhipin e veshur me bikini ngjyrë kafe dhe e mbuluar me një rrjetëz shkëlqyese.

Duke u përpjekur të dukej joshëse, kur flokët e saj ia shpupuriste era, ajo futi duart midis kofshëve para se të shtrihej mbi kabinën e makinës.

Dje u mësua se Katie e kishte lënë djalin e saj me aftësi të kufizuara në shtëpi me dadon 19-vjeçare për të pushuar. Lauryn, e cila u pushua nga puna në shkurt, pasi katie e akuzoi atë se kishte pasur marrëdhënie me ish-burrin e Kieran Hayler, u rikthye pasi Katie vendosi ta hidhte këtë ngjarje pas shpinë dhe tani është duke qëndruar në shtëpi me adoleshentin.

Një burim i brendshmë tha se Katie kishte pasur inat me Lauryn dhe e shkarkoi, por shumë shpejt kuptoi se ajo kishte nevojë për ndihmën e saj lidhur me Harvey, kështu që i harroi ato dhe e fali dhe e lejoi të shfaqej në një spektakël. Kështu që Katie iku me pushime dhe e la Lauryn në shtëpinë saj, për t’u kujdesur për Harvey ditë e natë.