Katër viktima dhe 984 raste të reja nga COVID-19 në 24 orë në Shqipëri

Katër persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri si pasojë e koronavirusit.

Në ndërkohë janë konfirmuar edhe 984 raste të reja pozitive nga 6113 testime të kryera gjatë ditës së fundit.

Nisur nga shtimi i rasteve COVID, në bazë të planit të Ministrisë së Shëndetësisë për përballimin e situatës, është hapur edhe spitali mbështetës COVID 3.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 106 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Aktualisht janë 11,628 pacientë aktivë me COVID-19 në gjithë Shqipërinë.

Janë shëruar 640 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 135,961 që nga fillimi i pandemisë.

Statistika (04 Shtator 2021)

Raste të reja ditore       984
Të shëruar në 24 orë      640
Të shtruar në spitale       106
Humbje jete në 24 orë     4
Testime ditore                 6113

Testime totale            1,072,755
Raste pozitive             150,101
Raste të shëruara       135,961
Raste Aktive                 11,628
Humbje jete                   2,512

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4244
Shkodër          1927
Durrës             989
Vlorë               832
Fier                  819
Lezhë              766
Elbasan           602
Berat               424
Gjirokastër      308
Korçë               304
Kukës              234
Dibër                179