Katër top skuadra evropiane në garë për Pavard

Benjamin Pavard pritet të jetë i larguari i radhës nga Bayern Munich.

Qendërmbrojtësi francez është nxjerr në shitje nga Bayerni pas ardhjes së holandezit Matthijs de Ligt.

Katër është numri i skuadrave të mëdha evropiane që kanë shprehur interesim për transferimin e francezit gjatë kësaj vere.

Chelsea, Atletico Madrid, Juventus dhe Manchester United janë katër skuadrat që duan shërbimet e Pavard.

Bavarezët janë të gatshëm të futen në negociata me klubet e interesuara dhe po presin ofertën e duhur për ta shitur reprezentuesin francez.

Gjithsesi Bayerni tanimë i ka vendosur çmimin e largimit dhe kërkon 35 milionë euro për ta lënë të lirë ish-mbrojtësin e Stuttgartit.

Largimi i Pavard  nga Bayern është mëse i sigurt, por mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e tij. /Telegrafi/