Katër të lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë- Podujevë

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Podujevë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Lupç.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e këtij aksidenti, katër persona janë lënduar. Kështu ka bërë me dije zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit katër persona  kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar  kanë marrë  trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Ahmeti për “Indeksonline”.