Taulant Balla

Katër të ekstraduar drejt Shqipërisë brenda 24 orëve

4 persona që po kërkoheshin nga drejtësia janë ekstraduar drejt Shqipërisë, brenda 24 orëve të fundit.

I kënaqur me këtë sukses u shfaq edhe ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla.

Ai tha se fajtorët mund të fshihen për një kohë, brenda dhe jashtë vendit, por policia shqiptare duhet ti gjej dhe t’i vendos para drejtësisë.

“Fajtorët mund të fshihen për një kohë, brenda dhe jashtë vendit, por Policia e Shtetit duhet t’i gjejë kudo që të struken dhe t’i vendosë para drejtësisë. Për këtë qëllim duhet punë e pandërprerë hetimore dhe bashkëpunim me agjencitë partnere dhe me qytetarët, informacionet e të cilëve janë shumë të vlefshme”, shkroi ai në Facebook.