Katër të arrestuar për dhunë në familje në Ferizaj, Kaçanik, Shtime dhe Shtërpcë

Me datën 08.12.2022, në katër raste të ndara janë arrestuar katër persona për dhunë në familje.

Rreth orës 09:30 është raportuar një rast i dhunës në familje në Shtime. Sektori Rajonal i Hetimeve, konkretisht Njësia e Dhunës në Familje, menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin V.A (M/K) i moshës 35-vjeçar, i cili si shkak i një mosmarrëveshjeje në familje, e kishte kanosur bashkëshorten e tij M.S ( F/K) e moshës 37-vjeçare.

Po dje, rreth orës 14:30 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në fshatin Jazhincë të kësaj komune për një rast i dhunës në familje dhe sulmit.

Në lidhje me këtë, policia e stacionit në Shtërpcë, Njësia e Dhunës në Familje, menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin M.D (F/K) e moshës 38-vjeçare, e cila si shkak i një mosmarrëveshjeje, në familje sulmon kunatën D.D (F/K) e moshës 73-vjeçare.

Ndërkaq, rreth orës 14:30, po në këtë ditë, është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje në rrugën “Qazim Llugagjiu” në Ferizaj.

“Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin B.H (M/K) i moshës 42-vjeçar, i cili si shkak i një mosmarrëveshjeje në familje, e kishte sulmuar nënën e tij SH.H (F/K) e moshës 82-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore”, njofton PK-ja.

Rast i dhunës në familje është raportuar edhe në fshatin Gajre të Kaçanikut, dje rreth orës 16:25.

Edhe në këtë rast, njësia e Dhunës në Familje menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin B.M (M/K) i moshës 49-vjeçar, i cili si shkak i një mosmarrëveshjeje në familje, ka shkaktuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij Z.M (F/K) e moshës 46-vjeçare

Policia të dyshuarit, i ka shoqëruar në stacionet e policisë dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.