Katër raste të reja në Maqedoninë e Veriut, janë nga Dibra

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se në vend ka edhe 4 raste të reja me virusin korona. Numri i të prekurve në Maqedoninë e Veriut shkon në 13. Filipçe njoftoi se qeveria do të shpallë gjendje krize në Dibër dhe qendër të Zhupës.

“Në mbledhjen e sotme qeveria miratoi që të shpallet gjendje krize në Dibër dhe qendër të Zhupës. Sot pacientët janë në gjendje stabile, përveç pacientes së parë nga Dibra, e cila mund të vendoset në aparate të frymëmarrjes. Sot kanë ardhur rezultate nga Dibra për 10 pacientë, ndërsa 4 kanë rezultuar pozitivë”-tha mes tjerash Filipçe.

Filipçe njoftoi se gjatë ditës së sotme një udhëtar ka arritur nga Gjermania, shtetas i Maqedonisë së Veriut me simptoma dhe i njëjti po testohet.

Koronavirusi në shifra, për gjithë botën:

  • 139.016 të infektuar me koronavirus
  •   5.116 humbën jetën si pasojë e koronavirusit
  • 70.727 të shëruar nga koronavirusi