Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje

Rastet kanë ndodhur në Gjilan, Pejë Mitrovicë dhe Leposaviq.

Në gjilan është arrestuar një mashkull, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjithashtu në Pejë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor. Bazuar në gjendjen shëndetësore i dyshuari dërgohet në tretman mjekësorë-psikiatrik dhe i njëjti është në mbikëqyrje të policisë.

Në Mitrovicë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti edhe kishte ndaluar nga vijimi i shkollimit vajzën e tij. Ankuesja është dërguar në strehimore, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Leposaviq viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar  me të cilin ka bashkëjetuar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.