Katër raste të dhunës fizike dhe psikike ndaj grave në 24 orët e fundit në Kosovë

Katër raste të dhunës ndaj grave janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Në Prishtinë, një burrë është arrestuar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj gruas. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Dhunë fizike dhe psikike u ushtrua edhe ndaj një gruaje në Podujevë, ndërkohë që burri i dyshuar u dërguar në mbajtje.

Në Lipjan, viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Me vendim te prokurorit, i dyshuari është dërguar ne mbajtje.

Ndërkohë, në Viti, një grua u sulmua fizikisht nga burri, pas një mosmarrëveshje. Edhe ky, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.