Katër qytetarë kanë votuar në fshatin Soqanicë të Leposaviqit, ku brenda një objekti komunal janë vendosur tri qendra votimi.

Ballkani.info është duke qëndruar në atë pjesë për të mbikëqyrur procesin e votimit.

Në këtë fshat rreth orës 10:30 pritet të arrijë ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për të parë mbarëvajtjen e procesit deri më tani dhe është paraparë që pas vizitës së tij të bëjë një deklarim për media.

Rreth 2 mijë e 800 qytetarë kanë të drejtë vote në këtë pjesë.