Më 12 qershor, Kosova organizon pritje ndërkombëtare për të gjitha personalitetet që kanë kontribuar për lirinë tonë dhe e kanë bërë të mundur intervenimin e NATO-s në Kosovë.
Ballkani.info ka raportuar ditën e djeshme se organizimi i pritjes i është besuar ish presidentes, Atifete Jahjaga.
E këtë gjë e ka konfirmuar edhe vet zyrja e ish presidentes Jahjaga, në një përgjigjen për Ballkani.info.
“Shënimi i 20 vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë (12 qershor 1999 -12 qershor 2019) si agjendë shtetërore është iniciativë e katër Presidentëve – Presidentit Thaçi, Presidentit Sejdiu, Presidentit Pacolli dhe Presidentes Jahjaga. Këshilli Organizativ, i përbërë nga përfaqësues nga Presidenca, Zyra e Kryetarit të Kuvendit, Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Punëve të Jashtme, do të punojë nën mbikqyrjen e ish-Presidentes Atifete Jahjaga, si ideatore e kësaj nisme”, thuhet në përgjigjen e zyres së ish presidentes Jahjaga.
Kjo zyrë ka bërë të ditur se agjenda shtetërore e shënimit të kësaj date të rëndësishme të historisë së re të Kosovës, do të publikohet së shpejti. /Ballkani.info/







