Forcat e rendit kanë ndaluar katër policë të cilët dyshohen se kanë rrahur dhe torturuar me armë trullosëse një banore të Shën Petersburgut.
Këtë e bëri të ditur në kanalin e tij Telegram , Pavel Chikov, kreu i grupit të të drejtave të njeriut “Agora” në Rusi. Forcat e sigurisë u shpallën të pandehur në një çështje penale për shpërdorim detyre dhe ushtrim dhune ndaj një personi, bazuar në pjesën e 3 të nenit 286 të Kodit Penal rus. Viktima në këtë rast është Khachik Jorgntsyan, i cili u ndalua nga Policia dhe u torturua. Sipas hetuesve, në Ditën e Policisë, e cila festohet më 10 nëntor, forcat e sigurisë ndaluan Dzhorgntsyan pranë një restoranti në Komendantsky Prospekt.
Burri ka thënë se forcat e sigurisë e kanë futur në një makinë, ku e kanë goditur disa herë në bark me pistoletë. Më pas i arrestuari u dërgua në departamentin e 86-të të policisë të rrethit Primorsky, ku vazhduan ta rrahin.
Nuk dihet se çfarë lloj pretendimesh kishin policët kundër Dzhorgntsyan, por ai u lirua nga departamenti me një protokoll për huliganizëm të vogël dhe një gjobë prej 500 rubla. Viktima kishte kërkuar ndihmë mjekësore, ku është konstatuar se kishte lëndime në gjoks, shpinë, stomak dhe kokë. Sipas mediave ruse, policët kanë qenë të dehur dhe në detyrë, kur kanë ushtruar dhunë ndaj qytetarit rus.
Policia ruse është nga më pak të paguarat në botë, dhe gjithashtu shpesh shpërthejnë skandale shkaku i korrupsionit të madh që mbretëron në këtë vend.







