Katër persona janë përfshirë në një rrahje në qendrën tregtare “Village” në Ferizaj mbrëmjen e së martës.
Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se njëri nga ta është në qendrën emergjente në Ferizaj.
“Ju njoftojmë se rreth orës 22:10 kemi pranuar informatën se në qendrën ,,Village’’ në Ferizaj ka ndodhur një përleshje fizike në mes disa personave. Katër persona janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ku njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka bërë të ditur ai.
Vesli ka treguar se për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti po hetohet./Ballkani.info







