Katër kutitë me votat e ardhura nga Serbia dërgohen në QNR

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve kanë arritur 4 kuti të votimit me vota që kanë ardhur nga Serbia.

Kujtojmë se sot është bërë shqyrtimi dhe vlerësimi i këtyre zarfeve, ku zyrtarët që kishin bërë verifikimin kishin qenë të veshur me rroba sigurie dhe maska, shkruan ksp.

Kundër numërimit të këtyre votave ka reaguar Nisma Socialdemokrate, duke e quajtur këtë veprim të paligjshëm.

loading…