Dhuna në familje

Katër gra u vranë gjatë viti 2023, 2 mijë e 186 raste të dhunës në familje

Dhuna në familje, mbetet një fenomen shqetësues në Kosovë. Statistikat e kësaj vepre për vitin e fundit tregojnë shifra të larta të dhunës në familje.

Sipas të dhënave të dërguar në Ballkani.info nga Policia e Kosovës, nga janari deri në tetor të viti 2023, janë vrarë tri gra, si dhe janë evidentuar 2186 raste të dhunës në familje. Mirëpo, këto janë vetëm një numër i këtyre rasteve të cilat janë të raportuara në Policinë e Kosovës, pasi disa edhe mbahen fshehtë.

Viktimë të këtyre rasteve kanë qenë 1763 femra dhe 497 meshkuj (ndonjë rast ka pasur më shumë se një viktimë).

Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 4 raste “vrasje e rëndë’ (vrasje brenda familjes), në këto katër raste janë evidentuar 5 viktima, tri prej tyre 3 femra”.

Vrasja e Liridona Ademajt është rasti i më i fundit i vrasjes së një gruaje nga bashkëshort i saj, sipas dyshimeve të deritashme.

Sipas të dhënave, nga viti 2010 deri më 1 dhjetor 2022, në Kosovë janë vrarë 50 gra. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë. /Ballkani.info/

VIDEO BONUS: Lushtaku e krahason Kurtin me Millosheviqin: S’e di kush është në pushtet, Jugosllavia apo Kurti