Katër gjigantë evropianë do ta ndjekin nga afër Muriqin në derbin ndaj Besiktasit

Vedat Muriqi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Turqi falë formës së mirë të treguar.

Sulmuesi nga Kosova ka shkëlqyer që pas transferimit te Fenerbahce me gola për klubin nga Stambolli.

Vetëm në elitën e futbollit turk prizrenasi ka shënuar nëntë gola duke qenë ndër golashënuesit më të mirë të kampionatit.

E falë formës fantastike interesim për të kanë shfaqur skuadra të mëdha evropiane.

Muriqi pritet të jetë titullar në këtë takim që zhvillohet të dielën prej orës 17:00.

Fenerbahce e vlerëson shumë yllin kosovar, por është gati ta lë të lirë nëse vije një ofertë mbi 25 milionë euro.