Katër gjërat më të shkarkuara në Kosovë gjatë vitit 2020, ndër to edhe Agim Veliu

Viti 2020 ka qenë një nga vitet më interesante në shekullin XXI.

Pandemia që ka ardhur në botë, ka bërë që shumë vende të izolohen dhe punët e mësimi të kryhen online, përmes platformës ZOOM, aplikacion ky tepër i shkarkuar.

Por, edhe argëtimi ka qenë me rëndësi në këtë periudhë, për këtë gjë u kujdes TIK-TOK-u, një aplikacion me miliona shkarkime e përdorimi.

Duke pasur kohën bosh, njerëzit kanë shkarkuar me të madhe edhe Whatsappin, app-in ku munden të bisedojnë pa para, mjafton të kesh internet.

Ndërsa, në Kosovë, ka qenë edhe një personazh, shumë i shkarkuar.

Fjala është për Agim Veliun. Agim Veliu dha dorëheqje nga Komuna e Podujevës, u bë Ministër i Punëve të Brendshme. Por, duke qenë se përkrahi idenë e presidentit Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ai u shkarkua nga Albin Kurti, kryeministër në atë kohë.

Por, nuk mjafton me kaq.

Tani që Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshme votën e Etem Arifit dhe konstatoi se Qeveria Hoti nuk është legjitime, Agim Veliu i bie të jetë i shkarkuar përsëri, pasi, vendi po shkon në zgjedhje parlamentare.

Krejt kjo situatë, u bë në një meme si kjo poshtë.