Kate Middleton

Kate Middleton njoftoi se vuan nga kanceri – vjen reagimi nga vjehrri i saj, Mbreti Charles III

Njoftimi i princeshës së Uellsit, Kate Middleton, të premten, se është diagnostikuar me kancer, ka tronditur mediat në të gjithë botën. Reagimi i fundit ka ardhur nga vjehrri i saj, Mbreti Charles III.

Ai tha se e vlerëson Kate-in për “guximin e saj” për të folur për trajtimet mjekësore që iu është nënshtruar ajo javëve të fundit, tha Buckingham Palace, shkruan BBC.

Mbreti Charles III, i cili po ashtu është diagnostikuar me kancer, thuhet se është në “kontakt të ngushtë me renë e tij të dashur”, sipas njoftimit zyrtar.

Njoftimi që bëri Kate Middleton së fundmi tronditi mediet botërore, dhe ishte paraqitja e saj e parë publike që nga 25 dhjetori.

Gjatë muajit janar, ajo iu ishte nënshtruar një operacioni të planifikuar abdominal, por pas kësaj u zbuluar se ka kancer.

Middleton, ka filluar terapitë e kimioterapisë që nga fundi i muajit shkurt, sipas raportimeve.