Katari me dënime të mëdha: Kushdo që tenton të konsumojë alkool gjatë një ndeshje në Kupën e Botës do të burgoset

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka konfirmuar se shitja e birrës alkoolike është e ndaluar në të tetë stadiumet ku do të luhen ndeshjet e Kupës së Botës në Katar, transmeton Demokracia.com.

Prej muajsh FIFA është nën presionin e organizatorëve në lidhje me shitjen e alkoolit nëpër stadiume. FIFA ka një kontratë me prodhuesin e birrës “Budëeiser” për një cikël katërvjeçar prej 75 milionë dollarësh.

Siç u tha në vendin pritës të Kupës së Botës, që nis të dielën me ndeshjen mes Ekuadorit dhe Katarit, të gjithë ata që kepen me një pije alkoolike në stadiumin, do të dënohen.

Kushdo që gjithashtu përpiqet të sjellë alkool në Katar do të arrestohet dhe ndëshkohet me burg.