Reformat arsimore në Komunën e Kamenicës kanë nxitur reagime të mëdha në këtë komunë.

Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati ka deklaruar se është takuar me shumicën e subjekteve politike dhe ka thënë se e kanë përkrahur lidhur me këtë veprime.

Kastrari në “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se për dallim prej partive të tjera, Lëvizja Vetëvendosje është duke tentuar ta bllokojnë këtë proces.

“Për fat të keq, skena jonë politike, veçanti në Kamenicë, më shumë kalkulojnë të marrin një grusht votash, një prej tyre është Lëvizja Vetëvendosje, që mund ta sfidojë këtë vendim. Ajo kalkulon edhe për zgjedhjet lokale, që janë vitin tjetër”, ka deklaruar ai.

Kastrati ka thënë se ish-partia e tij ka tentuar me forma të ndryshme, edhe ta shkarkojë atë nga pozita e kryetarit të Kamenicës.

“Ka pasur iniciativë që ta shkarkojnë edhe kryetarin e Komunës, dhe deri në ditën e zgjedhjeve, para objektit të votimit, dilnin për shkarkim të kryetarit. Sa më afër të jenë zgjedhjet lokale, qëllimi i tyre është të na vënë sa më keq”, ka shtuar ai.

Kastrati për reformat arsimore ka deklaruar se një pjesë e madhe e banorëve, është pro reformave arsimore.