Kastrati: Serbi që do të jetë zëvendës i Rahimajt është pastrues, emërimi i tij rezultat i pazarit LVV-Lista Serbe

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, e ka propozuar Dalibor Filipoviq për nënkryetar të kësaj komune dhe i njëjti është zgjedhur në këtë pozitë.

Lidhur me emërimin e Filipoviqit në krye të kësaj pozite Demokracia.com ka kontaktuar me ish-kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastratin i cili tha se ky emërim ka ardhur pas një pazari mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe.

Kastrati tha po ashtu se Filipoviqi është pastrues në një shkollë në Kamenicë dhe sipas tij, i njëjti nuk ka përvojë dhe as dije të që ushtrojë këtë funksion.

“Në mbledhjen e fundit të kuvendit komunal është votuar propozimi i kryetarit Kadri Rahimaj për nënkryetar të komuniteteve. Në parim mendoj që është mirë me pas nënkryetar nga pakicat, e në këtë rast edhe për Kamenicë është mirë, por i ka dy probleme emri i përveçëm: problemi i parë është bindja e tij shqiptarët, për luftën , për Ushtrinë Çlirimtare, e në veçanti edhe për nënat e atyre që i kanë humbur më të afërmit e tyre nga lufta që e ka bërë pushteti serb në Kosovë. Dhe e dyta zotëria në fjalë nuk ka përvojë nuk ka dije për me ushtruar atë funksion sepse ai punon si pastruese në një shkollë në komunën e Kamenicës. Për fat të keq nuk është qëllimi që me avancu bashkëjetesë dhe integrim të komunitetit serb, por kjo është si pasojë e marrëveshjes së pazarit që e ka pasë Lista serbe me Komunën e Kamenicës në zgjedhjet e fundit”, tha Kastrati për Demokracia.com.

Filipoviq, kishte përkrahur fuqishëm ish-ministrin Aleksandar Jabllanoviq, i cili mori reagime të ashpra, pasi i kishte fyer nënat gjakovare.

Në një koment, ai i referohet Kosovës si “Kosova e Metohi” dhe thotë se termi “egërsira” ndaj nënave gjakovare nuk ka qenë aspak gabim.

Veç kësaj, Demokracia.com në llogarinë në Facebook të Filipoviqit ka vërejtur se ai ka shpërndarë edhe poezi kushtuar serbëve të vrarë në Koshare.

Nuk dihet nëse Filipoviq është pjesë e ndonjë partie serbe, por ai me profesion është jurist

Rahimaj i VV-së merret me punë të mëdha në Spanjë, pasi e bëri zëvendës serbin që shau nënat shqiptare – Ballkani.info