Kastrati: Nuk kisha vetëbesim, duhet të luajë më shumë me Kombëtaren

Sulmuesi i Kosovës, Lirim Kastrati pati njërën prej paraqitjeve të tija më të mira me Kosovën, derisa ka thënë se nëse do të kishte minuta më tepër ndoshta sot do të kishte shënuar gol.

Megjithatë, në një ndeshje si kjo kundër Greqisë, Kastrati ka thënë se nuk është i kënaqur me barazimin por është i kënaqur me paraqitjen.

“Si unë dhe çdo lojtarë kemi dëshirë që t’i ndihmojmë skuadrës. Kemi pasur një ndeshje të vështirë kundër Greqisë, sot kemi pasur më shumë shanse por nuk mundëm që t’i shfrytëzonin”, ka thënë Kastrati.

Sulmuesi i Dinamo Zagrebit ka thënë se i ka munguar vetëbesimi për mos t’i shfrytëzuar  këto raste por ai ka thënë se i ka munguar vetbesimi si dhe paraqitjet e pakta me Kosovën që të shënoi gol.

“Nuk kam luajtur shumë me Kosovën, dhe nuk kam pasur vetëbesim. Nëse do të kisha përvojë do të shënoja”, ka thënë ai.

Megjithatë në fund Lirimi ka thënë se ishte një rezultat i mirë pas disa rezultatëve të dobëta që pati Kosova në ndeshjet e fundit.