Lajme

Kastrati: Nuk isha i interesuar të bëhem kryetar i Kamenicës, vendosi Vetëvendosje

Kryetari i Komunës së Kamenicës njëherësh nënkryetar i PSD-së, Qëndron Kastrati ka qenë i ftuar në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.

Qëndroni ka mbetur pa baba qysh në moshën 11 vjeçare, pasi i ati Isa Kastrati kishte rënë dëshmorë si luftëtar i UÇK-së.

I ardhur nga një familje e persekutuar nga regjimet serbe, Qëndroni thotë se është rritur më ndërgjegje politike dhe përfshirja e tij në politikë ka qenë proces i natyrshëm.

Kastrati thotë se brenda katër vitesh ai ka qenë asambleist, deputet e kryetar i komunës. Ai thotë se benificionet më të mëdha edhe financiare por edhe si hapje e mundësive për të ardhmen kanë qenë të mbetet si deputet por kandidimi për kryetar të Kamenicës ishte si bindje ndaj qëndrimeve të organizatës që në atë kohë ishte Vetëvendosje.

“Vetëvendosje ka kërkuar nga unë të kandidoj për kryetar të Kamenicës pasi e kishin të qartë në bazë të anketave dhe sondazheve që vetëm unë mund ta fitoja atë komunë. Më është dashur të zhvendosem me familje atje pasi jetoja në Prishtinë. Ishte vendim i Organizatës pasi unë në atë kohë nuk isha i interesuar për një gjë të tillë”.

Duke folur për punën të arriturat në Kamenicë, Kastrati ka thënë se për një vit ai ka shpenzuar për dreka zyrtare vetëm 28 euro.

Ai ka thënë se nuk është e rëndësishme të qesim dreka që të binden investitorët potencial.