Kastrati: Nuk duhet të mendojmë që rreziku është i izoluar vetëm në Topanicë

Pas rastit të parë pozitiv me COVID-19 në Kamenciëm kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, ka ftuar qytetarët që të rrinë në shtëpi pasi nuk duhet të mendohet që virusi është i izoluar vetëm në Topanicë.

I infektuari është nga fshati Topanicë dhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, e ka shpallur këtë fshat si zonë karantinë. Kjo pasi dyshohet se personi i dyshuar ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me banorët tjerë.

“Për luftimin e kësaj pandemie nuk mjafton vetëm karantinimi i një zone të caktuar, por këtë duhet ta bëjmë të gjithë. Të rrimë në shtëpitë tona në secilën pjesë të komunës. Nuk duhet të mendojmë që rreziku prej infektimit me këtë virus është i izoluar vetëm në Topanicë dhe ne të tjerët jemi të sigurt. Nuk guxojmë të mendojmë që të infektuar janë vetëm rastet e konfirmuara”, tha Kastrati.