Kastrati i RTK-së: Në tri vitet e fundit nuk kemi punësuar, pagat për çdo vit rriten për 0.5%

Ngadhënjim Kastrati, drejtor i përgjithshëm i RTK-së ka thënë që në tri vitet e fundit nuk kanë punësuar punëtorë në këtë medium publik.

Ai tha se e kanë pasur vetëm një konkurs ku janë punësuar 15 persona, teksa sipas tij 60 të tjerë nuk kanë më kontrata me RTK-në.

“Për sa i përket çështjes së pagave nëse e shohim vitin 2019 dhe 2020, pastaj edhe vitin 2021 ka një rritje, nuk po them që s’ka rritje pavarësisht që nuk kemi punësuar. Për dy vite janë më shumë se 60 persona që nuk kanë më kontrata me RTK-në. Disa janë që kanë dal në pension, disa kanë vdekur, ndërkaq ne kemi pasur vetëm një konkurs dhe janë punësuar 15 vetë. Çdo vit punëtoreve të RTK-së paga u rritet për 0.5%”, ka thënë Kastrati.

“Kjo ka kosto që e lëviz buxhetin për sa i përket pagave. Nëse e shohim vitet e fundit ne kemi paraparë punësime por nuk e kemi bërë një gjë të tillë”, ka thënë më tutje ai.