Kastrati: Binit nuk i bie taman këmisha e Kosovës, ai e sheh veten në nivel me Biden

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk i duket Kosova nivel i denjë për qeverisje. Sipas tij, Kurti e sheh vetën në nivel të presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe kryeministrave të nivelit botëror.

Kastrati ka shprehur këtë qëndrim me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’, teksa ka përkujtuar një dokument të VV-së të 2016-ës që thuhej “40% e popullit janë analfabetë, duhet të përdorim thashetheme”.

“Binit i vjen nënçmim me u merr me rritje çmimesh, me fukarallëk, me rritje tatimesh e mungesë energjisë. Ai po besoj kur del para pasqyrës i thotë vetës “… po une jam kokë Hegeli e gjynah me u merr me bubrreca”. Prandaj, ai merret me gjeopolitika të mëdha e jo me fatin e këtij vendi e mirëqenien e qytetarit”, ka thënë Kastrati.

“Të gjithë ne të tjerët si 51%shi si 49%shi e sikur ata që nuk votojnë ( e që janë përqindja më e madhe) jemi peng të egove të Binit. Të gjithë ne të tjerët po e paguajmë me kurrizin tonë shtrenjtimin e çmimeve. Të gjithë ne këto ditë do ta paguajmë shtrenjtë prishjen e marrëdhënieve me SHBA-të”, ka thënë ai.

“Shteti ynë është duke u përmbysur. Bini është kryefajtori e pastaj ata të tjerët në pushtet që i shkojnë pas. Disa nga interesi e disa nga idiotësia”, vijon më tej ai.

Postimi i plotë: