Filozofi

Kasolli për Kurtin: Si Ponc Pilati, dëshiron t’i lajë duart nga Asociacioni

Për filozofin Afrim Kasolli, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në lidhje me çështjen më të rëndë që bie mbi supet e tij, përkatësisht themelimin e Asociacionit, është duke kërkuar “një aktor tjetër, qo do ta marrë mbi vete këtë barrë”; dhe kjo për faktin e thjeshtë “që të arsyetohet para opinionit”.

Krejt qëllimi i këtyre odisedave të Kurtit është si t’i laj duart si Ponc Pilati. Madje ne mënyrë të tërthortë një gjë të tillë Kurti ia ka kërkuar publikisht edhe presidentes Osmani, por si duket ajo nuk ka pranuar ta luaj këtë rol”, ka thënë Kasolli për Albanian Post.