Karta e kreditit e Apple nuk mund të mbahet në portofol as në xhepin e pantallonave xhins

Karta e kreditit e shumëpritur e Apple me përbërje prej titaniumi në fakt është shumë më e brishtë sesa të gjithë menduan në fillim.

Kompania ka publikuar një udhëzim online për përdorimin dhe kujdesin që duhet treguar ndaj kartës fizike të kreditit duke paralajmëruar përdoruesit e saj të mos e ruajnë në portofolë prej lëkure dhe materialeve si xhinset. Kjo sepse këto materiale do të shkaktojnë ngjyrime të ndryshme në kartë të cilat nuk hiqen më.

Kështu përdoruesit mund të përfundojnë me një kartë krediti shumëngjyrëshe nëse e ruajnë në një portofol apo në xhepin e pantallonave xhinse.

Gjithashtu sipas udhëzimeve të Apple, kompani sugjeron të mos përdoret në kontakt direkt me kartat e tjera të kreditit sepse mund të gërvishtet sipërfaqja prej titaniumi. Dhe nëse karta tërheq ndonjë papastërti, kompani këshillon të pastrohet me një mikrofibër dhe alkol izopropil.

Në fakt karta nuk do të ndalojë së funksionuari sepse mund të jetë pak e papastër. Por udhëzimet e Apple janë më shumë për të ruajtur pastërtinë dhe pamjen e saj.

loading…