Karriget e rezervuara nuk ekzistonin, udhëtuan të ulur në dyshemenë e aeroplanit (Foto)

Familjarët nga Birmingham i Anglisë, që kishin blerë biletat për në Menorca të Spanjës, u detyruan të udhëtojnë të ulura në dyshemenë e aeroplanit.

Megjithëse shkuan tri orë përpara, që të sigurojnë se do të ulen së bashku, karriget e rezervuara nuk ekzistonin, por ishte një hapësirë e zbrazët, transmeton Telegrafi.

“Në aeroplan mbeti vetëm një karrige e zbrazët, në të cilën e ulëm vajzën tonë, ndërsa unë me bashkëshortin qëndruam në dysheme”, ka thënë Paula Taylor.

Udhëtimi në dyshemenë e aeroplanit

Udhëtimi prej dy orësh, nuk ishte aspak i përshtatshëm për ta, pasi u detyruan edhe në hanë aty, gjë që e konsideruan të pështirë.

Ende nuk dihet se si u shkaktua kjo ngatërresë e rezervimeve, ndërsa fluturimi nuk rekomandohet të realizohet nëse nuk janë ulur të gjithë dhe kanë mundësi të vënë rripin e sigurisë.