Loris Karius është i pandreqshëm, nuk i shmang dot gafat e rënda, si ato në finalen e Championsit të dy viteve më parë.

Ish portieri i Liverpoolit, tashmë në radhët e Besiktasit në Turqi, u konfirmua “gardiani” i gabimeve qesharake.

Në sfidën e Europa League-s kundër Slovan Bratislavës, e humbur 4-2, pas një daljeje të shëmtuar jo vetëm që nuk e goditi mirë topin më kokë, por rrëzoi edhe shokun e skuadrës, duke u dhënë mundësinë futbollistëve kundërshtarë të zhbllokonin rezultatin (realizoi Kolar).

Portierit gjerman, në mënyrë të përsëritur i shfaqen makthet e finales Real-Liverpool, ku ai mori protagonizmin me gafat e tij.

Another season, another Loris Karius howler.

Genuinely feel bad for the guy. https://t.co/hAnhFI36xm

— Jack Grimse (@JackGrimse) September 19, 2019

loading…