Karateistët udhëtojnë për në Spanjë

Përfaqësuesja e Kosovës në karate të martën ka udhëtuar për në Spanjë, ku do të paraqitet në Kampionatin Evropian për seniorë.

Kampionati i 54-t evropian i karatesë mbahet prej 28 deri më 31 mars në Guadalajara të Spanjës.

Ekipi i Kosovës përbëhet nga dhjetë karateistë.

Vitin e kaluar evropiani i karatesë u mbajt në Novi-Sad të Serbisë, ndërsa karateistët kosovarë nuk u lejuan të hyjnë në këtë vend.

Në Spanjë u mbajt botërori i karatesë, kurse garuesit kosovarë nuk u lejuan të garojnë me simbolet e tyre.

Por më pas ka pasur presion të madh ndaj spanjollëve dhe pritet që në evropian kosovarët të garojnë të barabartë me të tjerët.

Ismet Krasniqi, kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës, është shprehur i bindur se Kosova nuk do të ketë telashe me përfaqësim, ndërsa ka shprehur optimizëm për paraqitje të suksesshme. Në Evropian do të garojnë mbi 500 karateistë nga 51 shtete.