Karantina i jep kohë Shaqirit të mendojë për fatin e jetës, fillon romancë me bukuroshen kosovare

Së fundmi, “Prive.al” ka zbuluar çiftin më të ri të showbiz-it shqiptar.

Bëhet fjalë për këngëtaten Dhurata Ahmetaj dhe futbollistin Xherdan Shaqiri.

Shkak për këto aludime janë bërë udhëtimet e shpeshta të këngëtares drejt Anglisë dhe sipas burimeve, Xherdani është arsyeja që e shtyn.

Këngltarja prej kohësh është larguar nga muzika dhe nuk dihen shumë detaje për jetën e saj personale, pasi gjithmonë ka preferuar ta mbajë të fshehtë.

Çifti ende nuk ka bërë publikuar foto të përbashkët në rrjetet sociale, megjithatë ne jemi në pritje.

Kujtojmë se dy vite më parë, Xherdani u përfol për një lidhje të cilën e kishte bërë edhe familjare, por nuk dihet se çfarë ndodhi me të!