Prej 313 rasteve aktive, 20 persona të infektuar me koronavirus janë të shtrirë në Klinikën Infektive, ku 6 prej tyre janë në gjendje më të rëndë, shkruan ballkani.info
Kjo është konfirmuar nga SHSKUK përmes një njoftimi për media ku bëhet e ditur se 6 persona janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi. /Ballkani.info/
Njoftimi i plotë i SHSKUK’së:
Në klinikën Infektive të QKUK-së, sot me datë 08.06.2020, janë të hospitalizuar 20 raste me Covid-19.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon;
14 raste janë në gjendje stabile.
5 raste në gjendje te rëndë janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në repartin e Mjekimit Intensiv është duke u trajtuar një rast në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.







