Paraardhësi i ministrit Elbert Krasniqi në Iniciativën e Re Demokratike të Kosovës (IRDK), Xhevdet Neziraj, është deleguar për në Bordin Drejtues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Propozimin për emërimin e Nerirajt në pozitën e anëtarit të Bordit Drejtues të AKP-së e ka miratuar sot Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës të ekzekutivit.
Xhevdet Neziraj është ish-deputet i Kuvendit të Kosovës. Ai, është babai i Mërgim Nezirajt, shefit të Kabintetit të ministrit Elbert Krasniqi në dikasterin qeveritar të Administratës dhe Pushtetit Lokal.
Bashkë me Nezirajn, për bordin e AKP-së janë propozuar edhe Syzana Dautaj- Surdulli, Mentor Hyseni, Vjollca Jashari, Violeta Arifi- Krasniqi, Nazmi Mikullovci, Halim Muqolli dhe Avni Ajdini.
Qeveria e Kosovës planifikon shuarjen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe themelimin e Fondit Sovran, një organi i cili do të trashëgonte kompetencat e AKP-së.







