Kapitullimi i politikës së Vuçiqit dhe kërcënimet e dështuara – numër rekord i pushuesve serbë në Kroaci

Numri i mysafirëve nga Serbia këtë vit është 60 për qind më i lartë se vitin e kaluar në të njëjtën periudhë në Kroaci, madje 20 për qind më shumë se viti rekord i 2019-tës, njofton Veçernji list.

Interesi është përhapur nga Istria dhe Kvarneri në Dalmaci, dhe siguria e turistëve serbë nuk është problem për disa vite, shkruan Veçernji.

Veçernji shkruan se marrëdhëniet turistike kroato-serbe mund të thuhet se janë normalizuar vitet e fundit.

“Por çdo gusht, situata tronditet sërish pak”. Përkujtimi i aksioni Stuhia (Oluja), që përjetohet diametralisht e kundërt në Kroacia dhe Serbi, nuk kalon pa komente indinjate që këtë vit e ka thënë edhe kryetari i komunës së Novi Sadit, Millosh Vuçeviq”, njoftoi Veçernji list i Zagrebit dhe kujtoi deklaratën e Vuçeviqit se nuk do t’i kuptojë kurrë serbët që atë ditë (ditwn e festimit tw Olujes) e gjejnë veten me pushime në Dalmaci, Istria apo ishujt kroatë, transmeton Ballkani.info.

Në atë ditë të veçantë, rreth 13,500 mysafirë serbë po pushonin në Kroaci. Nuk është regjistruar që dikush të ketë pasur ndonjë problem për shkak se është nga Serbia. As 127.000 turistë serbë, të cilët zgjodhën Kroacinë për pushime që nga fillimi i këtij viti, shton Veçernji, transmeton Ballkani.info.

Numri i mysafirëve nga Serbia është rritur për 60 për qind krahasuar me një vit më parë dhe është 20 për qind më shumë se rekordi i vitit 2019.

Siç shkruan gazeta e Zagrebit, për shifrat e mira janë përgjegjëse aktivitetet e Bordit Turistik Kroat dhe të Bordeve Turistike të qarqeve të caktuara.

“Tregu serb nuk është prioritet, por ndër të tjera në maj është organizuar një udhëtim studimor për ekipin gazetaresk të Radio Televizionit të Serbisë, gjegjësisht emisioni SAT, i cili ndiqet nga gati një milion shikues”, thekson Veçernji.

“Mysafirët nga Serbia nuk ndryshojnë nga turistët nga vendet e tjera evropiane. Ata ndryshojnë destinacionet, eksplorojnë dhe vijnë aq sa kanë interesa dhe mundësi, dhe mikpritësit në Kroaci i mirëpresin po aq sa të tjerët. Punonjësit tanë turistikë nuk janë të rënduar nga politika dhe kombësitë, dhe siguria e qëndrimit të tyre nuk ishte më problem shtatë apo tetë vjet më parë. Nuk po them që disa mysafirë nga Serbia nuk kanë përjetuar ndonjë shqetësim këtu, thyerje makinash e të ngjashme, por i ndodh edhe një gjermani, një italiani”, tha Boris Zhgomba, kryetar i Shoqatës së Agjencive të Udhëtimi HGK. /Ballkani.info/

Lexoni edhe: