Kapiteni hero i aksionit në veri, Besart Ahmeti, lëndohet rëndë nga serbët FOTO

Disa policë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi kanë marrë lëndime nga shpërthimet e granatave që janë hedhur gjatë aksionit të ndërmarrë nga policia kundër kontrabandës në veri te Kosovës.

Mësohet se njëri nga të lënduarit i cili po merr trajtim aktualisht në Emergjencën e QKUK-së është edhe Kapiteni i Njësive Speciale Besart Ahmeti.

I njëjti ishte edhe udhëheqës i njësitit të Forcave Speciale Operative në Bërnjak pas vendosjes së barrikadave nga ana e qytetarëve serb të cilët në atë kohë kundërshtonin reciprocitetin e tabelave te veturave.

Ai ishte pritur edhe nga kryeministri Kurti pas aksionit në veri.

Foto: Majtas – Besart Ahmeti pas lëndimit nga protestat e VV-së, Djathtas – Takimi me Kurtin pas aksionit në veri

Ahmeti ishte lënduar rëndë edhe në njërën nga protestat që dikur i organizonte Lëvizja Vetëvendosaje. Ai e kishte të lënduar rëndë syrin dhe kishte rrezik ta humbiste shikimin. Por, fatmirsisht, shkuarja për trajtim në Turqi, kishte bërë që ai të sherohej.