Euro 2024

Kapiteni Calhanoglu: Shumë trishtim, nuk e prisnim, tani të mendojmë për Çekinë

Ylli i Turqisë, mesfushori Hakan Calhanoglu, u shfaq shumë i zhgënjyer pas humbjes së thellë ndaj Portugalisë.

Duke folur për mediet pas këtij takimi, ai deklaroi se nuk e prisnin këtë rezultat, ndërsa shtoi se ndaj Republikës Çeke do të japin maksimumin.

“Ka shumë trishtim. Në pjesën e parë pësuam dy gola dhe nuk e prisnim. Kjo ndodh në futboll. Duhet të shohim përpara duke menduar për mundësinë e ngjitjes në vendin e dytë. Ndeshja kundër Republikës Çeke? Tani ka kohë për t’u rekuperuar, do të duhet të japim maksimumin”, – u shpreh Çalhanoglu. /Ballkani.info