Kapet hajni i patikava në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, vidhte në banesa

Një person është arrestuar në “Lagjen e Spitalit” në Prishtinë pasi është zënë duke vjedhur.

I dyshuari është zënë duke vjedhur atlete banorëve të një objekti banesor, ku edhe është lajmëruar nga banorët në Polici.

Një banor është lënduar nga plaçkitësi, pasi në tentim për ta ndalur atë ai është sulmuar me thikë nga i dyshuari.

Plaçkitësi me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një hyrje të një objekti është hasur duke i vjedhur atletet e banoreve. Në tentim për ta ndaluar të dyshuarin viktima mashkull kosovar është lënduar nga një mjet i mprehte-thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.