Kapet gomona me 5 milionë euro drogë – arrestohen dy shqiptarë (FOTO)

Në Brindsi të Italisë, një gomone me 557 kg kanabis është sekuestruar. Raportohet se në pranga kanë rënë dy shqiptarë, të moshës 32 dhe 27 vjeç.

Trafikantët u pikasën nga autoritetet italiane, të cilat në bashkëpunim me FRONTEX nisën operacionin duke ndjekur gomonen në det të hapur. Shqiptarët tentuan që të largohen, por manovrat rezultuan të dështuara, pasi në fund u bllokuan duke u prangosur.

Kanabisi i sekuestruar ishte ndarë në 24 pako me sasi të ndryshme, ndërsa nëse do të hidhej në tregun italian vlera parashikohet që të arrinte deri në 5 milionë euro.

Që nga fillimi i vitit 2018 janë arrestuar 39 kontrabandistë, janë sekuestruar më shumë se 16 ton marijuanë dhe 16 skafe.