Kapet 25-vjeçari në Tiranë, po ndihmonte dy emigrantë të kalonin kufirin drejt BE-së

Një 25 vjeçar nga Korça ka përfunduar në prangat e policisë pasi u kap duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim edhe një 19 vjeçar me inicialet F.H pasi dyshohet se ka ndihmuar në transportimin e tyre.

25 vjeçari u kap në Tiranë teksa kishte marrë me qira një makinë dhe brenda ndodheshin dy emirantët e paligjshëm. Destinacioni i tyre ishte Kukësi dhe më pas do të kalonin kufirin për të hskuar drejt vendeve të BE-së.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Njoftimi nga Policia e Tiranës:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet, bazuar në informacionet e marra se një 25-vjeçar transportonte me mjet, emigrantë të paligjshëm nga Tirana, me qëllim transportimin e tyre drejt qytetit të Kukësit, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian, goditën një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin:

F. H., 25 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një mjet të marrë me qira, dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. B., 19 vjeç, pasi dyshohet si bashkëpunëtor i shtetasit F. H. në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.