Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Pejё, me datёn 11.10.2020, ka pranuar njё informacion se nё rrugën ‘Bill Klinton’ nё Pejё, ka ndodhur njё vjedhje e rёndё.

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejё, pas njё pune intensive operativo-hetimore dje ka arritur t’i identifikojë dhe arrestojë tё dyshuarit:

  • A.G.                   i    lindur më 1999      
  • V.M.                   i   lindur më 1987.     

“Pas intervistimit, i dyshuari i dytё ka pranuar se ka blerё motoçikletёn nga i dyshuari i parё, ndёrsa i dyshuari i parё pas intervistimit ka pranuar veprёn “vjedhje e rёndё’, poashtu gjatё intervistimit ka pranuar se ka kryer edhe pesё vepra tё tjera tё natyrёs sё njejtё.  Motoçikleta e vjedhur pas konfiskimit i ёshtё kthyer pronarit legjitim”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Gazeta Express.

Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, i dyshuari i parё pas intervistimit është ndaluar pёr 48 orё, ndёrsa i dyshuari i dytё është liruar nё procedurё tё rregullt.