Kapen në Brazil 617 kg kokainë me logon e klubit sportiv të Elbasanit

Policia braziliane ka sekuestruar një sasi të madhe kokaine të pastër prej 617 kg, ndërsa raportohet se si destinacion kishte Evropën. Droga nëse do të shitej në treg do të kapte shifrën e plot 9 milionë dollarëve.

Ndërkaq, në raportimet e mediave braziliane thuhet se pakot e drogës, të futura në një kabinë të dyfishtë të një kamioni mbanin logon e klubit sportiv të Elbasanit, çka shton dyshimet se lënda narkotike do të sillej në Shqipëri, shkruan “Shekulli”.

Lënda narkotike është zbuluar në një kamion, që udhëtonte në rrugë rurale, ndërsa janë arrestuar katër persona.

Përveç drogës, janë sekuestruar edhe kamioni dhe dy automjete tip Fiat, të cilët shërbenin për kontrollin e rrugës, teksa shoqëronin kamionin. Koordinatori i Grupit raportohet se ka qenë Nantel Col. José Nildo de Oliveira ka theksuar se kokaina e pastër ka vlerë më të madhe tregtare se sa llojet e tjera të narkotikëve.

loading…