Kapen mijëra euro falso në Sllatinë – prangosen 2 persona

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me prokurorinë, pas zbatimit të masës së fshehtë kanë arrestuar në flagrancë në Sllatinë të Fushë Kosovës një 45 vjeçar dhe një 59 vjeçar, duke bërë shitblerjen e parave falso në këmbim të një shume me para origjinale.

Nga dy të dyshuarit (emra të njohur për redaksinë), janë sekuestruar një vëturë dhe 12 mijë euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Kontrollimi është bërë në dy lokacione në fshatin Sllatinë dhe në Stanoc, teksa burime të Express bëjnë me dije se aksioni është duke vazhduar dhe priten arrestime e sekuestrime të tjera.

Express ka siguruar pamje të parave të sekuestruara.