Kapen duke luajtur bixhoz në Ferizaj, policia iu hapë rast 12 personave

Njësitë policore, pasi kanë pranuar informatën se në Ferizaj disa persona po luajnë bixhoz të paligjshëm, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë hasur në 12 persona.

Si dëshmi, policia ka konfiskuar 144 zhitona dhe letra bixhozi, transmeton IndeksOnline.

Të gjithë personat, pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore në Ferizaj.