Kapen barna të kontrabanduara në vlerë mbi 15000 euro

Gjatë kontrolleve doganore në Han të Elezit janë gjetur të kontrabanduara barna në vlerë mbi 15000 euro

“Oficerët doganorë gjatë ekzaminimit të një dërgese parciale e cila kishte destinacion tregun e Kosovës, kanë hasur në këtë sasi të madhe të medikamenteve, respektivisht 5146 pako të llojeve të ndryshme të barnave të cilat nuk kanë qenë të deklaruara”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.

Ndërkaq, rasti është proceduar për hetime të mëtejme nga ana e Doganës.