arrestime

Kapen 93 kg drogë në Greqi, mes të arrestuarve ka dhe shqiptarë

Janë sekuestruar 93 kg marijuane në Greqi, ndërsa pas kontrolleve të kryera përfunduan në pranga 3 shqiptarë dhe 3 grekë.

Gjashtë të arrestuarit rezultojnë pjesëtarë të një grupi të trafikut të drogës Shqipëri-Greqi.

Dy prej shqiptareve te moshes 31 dhe 52-vjec kishin rol trafikimin e droges nga Shqiperia ne Greqi dhe me pas transportin drejt Selanikut ku ja dorezonin pjeses tjeter te grupit. Policia ka nderhyre ne Selanik gjate shkembimit te nje sasie droge ku jane pikasur 5 nga trafikantet.

U arriten te kapeshin 3 prej tyre, dy shqiptare te moshes 31, 52 dhe nje grek 51-vjec. Dy greke te tjere 35 dhe 64-vjec u larguan me makine por u kapen me vone ne rrugen kombetare Selanik – Moudiana.

Gjate operacionit u gjeten dhe sekuestruan 52 kg 728 gram marijuane dhe 1150 euro. U ushtrua kontroll ne nje banese ne Selanik ku u gjeten dhe sekuestruan 40 kg 225 gram marijuane, 2220 euro 1 peshore dhe u arrestua nje shqiptar tjeter 31-vjecar. Ne total u sekuestruan edhe 3 automjete.