Dogana e Maqedonisë së Veriut, në vendkalimin kufitar “Tabanoc” kanë zbuluar 350 kilogramë marihuanë, të cilat ishin të fshehura në bunkerë specialë të një automjeti transportues.

Drejtoria e Doganave njoftoi se mbrëmë rreth orës 01:30 pas mesnate është lajmëruar për një makinë transportuese të markës “volvo” me targa të Shqipërisë dhe e drejtuar nga shtetasi shqiptar dhe pas kontrollit në të janë zbuluar 130 paleta për transport të luleve, në të cilat janë zbuluar 350 kilogramë marihuanë.

Pas ndërmarrjes së rastit nga ana e inspektorëve të Departamentit për Hetime, Drejtoria Doganore kundër F.B (62) do të parashtrojë kallëzim penal për vepër të kryer penale “Prodhim të paligjshëm dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, ndëshkues sipas nenit 215 paragrafi 1 dhe paragrafi 7 nga Kodi Penal” deri te Prokuroria Themelore Publike Kumanovë.