Kuvendi i Shqipërisë

Kaosi në parlamentin shqiptar, jehonë në mediat e huaja

Tërheq vëmendjen përplasja në seancën e së hënës.

Flakët dhe tymueset e hedhura nga opozita të Hënën në sallën e Kuvendit kanë tërhequr gjerësisht vëmendjen e mediave prestigjioze ndërkombëtare.

“Opozita proteston kundër buxhetit me bomba tymuese dhe zjarr në parlament”, është titulli i agjencisë më të madhe ndërkombëtare të lajmeve Reuters.

“Opozita shqiptare prish seancën për votimin e buxhetit me flakë dhe karrige të grumbulluara në Parlament”, është titulli i agjencisë tjetër të madhe Associated Press.

“Deputetët hodhën bomba tymuese në mes të sallës në një tentativë të dështuar për të penguar buxhetin e 2024-ës”, shkruan prestigjiozja britanike “The Guardian”.

“Politikanët e opozitës hedhin tymuese me ngjyra në parlament”, është titulli i medias publike britanike BBC.

“Kaos në Shqipëri. Opozita ndez fishekzjarre dhe hedh tymuese në parlament. Më pas shpërthejnë flakët”, shkruan e përditshmja italiane Corriere della Sera.

Ndërsa austriakja “Kurir” komenton “Bomba tymuese në parlament: Votim i zjarrtë i buxhetit në Shqipëri”./Tv Klan