Një numër i madh makinash kanë bllokuar rrugën tek shkolla “Elena Gjika” në Prishtinë.

Në një video të shpërndarë nga faqja “Vrojtuesit e Lagjes” shihet se kjo tollovi është krijuar nga prindërit e nxënësve, shkruan lajmi.net.

Në video po ashtu shihet se si makinat janë parkuar në rrugë dhe në trotuare, gjë që ka shkaktuar kaos total.

“Tollovia te shkolla Elena Gjika qe shkaktohet nga vet prinderit e nxenesve. Parkime ne rruge e trotuare”, thuhet në postim.